Betimi i kabinetit qeveritar para presidentit zgjati vetëm 15 minuta dhe nuk u lejua prania e kamerave. Kryeministri Rama kur mbërriti në Presidencë u prit nga Edmond Panariti, ndërsa ra në sy se pas betimit u thye tradita dhe nuk u përcollën nga Presidenti Meta.
Rama dhe ministrat ecën në këmbë nga presidenca drejt kryeministrisë ndërsa dy herë u ndalën në semafor.
Ndryshe nga viti 2017, kur fotoja e parë e ekipit të qeverisë u shkrep jashtë dyerve të presidencës “Rama 3” e bëri “resme” e parë në shkallët e kryeministrisë duke u futur më pas në godinë.