Rama zbulon vendimin e parë të qeverisë: Kur një qytetar ka një hall silluni si të ishte babai juaj Kryeministri Edi Rama bëri të ditur gjatë mbledhjes së parë të qeverisë se platforma “Bashkëqeverisja”, që nisi si një hapësirë për zgjidhjen e problemeve qytetare do të marrë formën e një ligji në mandatin e tretë.
Rama deklaroi në mbledhjen e parë të qeverisë se ky do të jetë edhe vendimi i parë i këtij kabineti që do të dërgohet në Kuvend për të marrë formën e ligjin që parashikon sanksione dhe çdo gjë tjetër për çdo punonjës të shtetit duke nisur që nga ministrat që nuk i rri në kohë hallit të qytetarit si të ishte babai apo nëna e tij.
“Do ketë një rubrikë të re për çdo denoncim. Kush nuk do të thotë të vërtetën do marrë përgjegjësinë morale dhe ligjore në lidhje me akuzën, pretendimin dhe denoncimin. Unë jap një porosi që nuk ndryshon. Vendin nuk ta mbaj unë duhet ta mbash vetë. Kjo vlen për dyshemenë ku shkel. Kush shkel në dërrasë të kalbur punën e ka me organet ligjzbatuese dhe jo me mua as me qeverinë. As mua as partisë socialiste nuk do na kenë mbrapa kush do hedhë një hap larg kësaj dyshemeje. Kush abuzon me fonde publike.
Nga llafet dhe akuzat nuk do shpëtojnë kurrë edhe sikur të flini vetëm gjumë., Mund dhe puna janë ato që vlejnë. Të tjerat i merr të gjitha era e harresës. Mos u shpërqendroni nga sulmet e padrejta dhe thashethemet. Nuk më intereson asnjë reformë, asnjë investim, asnjë rrugë dhe nuk do pranoj asnjë justifikim para cilësisë së marrëdhënieve të kësaj qeverie me çdo njeri që troket në derën tonë për të zgjidhur një hall. Kjo derë është platforma e bashkëqeverisjes.
Vendimi i parë i kësaj qeverie është që kjo platformë të kthehet në ligj. Do çohet në kuvend. Një gjë është me rëndësi të thuhet. Marrëdhëniet me publikun nuk mund të jetë opsionale. Duhet të lini çdo gjë kur një qytetar ndodhet pa adresë për shkak të zinxhirit të varësisë suaj që nuk e përfill. Duhet të silleni sikur qytetari të ishte babai juaj, nëna juaj. Për ata duhet të tundni gjithçka. Nuk ka shkop magjik për funksionimin e të gjithë institucioneve sepse kjo do kërkojë kohën e vet.
Nga gropa e zezë e institucioneve me tym qoftesh nuk kemi bërë pak por nuk mund të bënim gjithçka. Sepse bota ka ndërtuar me shekuj dhe nuk i ka shembujt e shkatërruar. Ne këtu dhe ju këtu mund të rrini me shkop në kokë shefave, përgjegjësve. Do lutesha ta lexoni vetë ligin e ri të bashkëqeverisjes. Ta konsideroni libër të shërbimeve ndaj publikut”, tha Rama