Një adoleshent në Texas të SHBA ka vrarë prindërit dhe motrën e tij të vogël.
Sipas mediave të huaja, pamjet ai i ka postuar në rrjetet sociale
Më pas 15-vjeçari vazhdoi ekzekutimet me dy qentë e shtëpisë dhe vrau veten kur erdhi policia.
William Quince Colburn 15 vjeç, ekzekutoi babanë William Jr., 63 vjeç, mamanë Jana, e cila po festonte 53-vjetorin, dhe motrën e tij 13-vjeçare Emma, në atë që policia quante vrasje-vetëvrasje e trefishtë.
Ai postoi fotot e familjarëve të vdekur në rrjetet sociale dhe kërcënoi të sulmonte në shkollën e tij, sipas policisë.
Policia shkoi me urgjencë në shtpëinë në kompleksin Aransas Oaks në Ingleside, Texas.
“Oficerët dëgjuan një të shtënë të vetme, dhe zhurmën e mbytur të një personi që binte në tokë”, shkruante departamenti i policisë së Texas Aransas.
Deklarata vazhdonte: “Në hymë me forcë dhe zbuluam imazhet makabre të shpërndara në rrjetet sociale”.
Pas hyrjes oficerët gjetën familjen, qentë dhe adoleshentin, të gjithë të vdekur.
William kishte shpërndarë “imazhe të rënda të individëve të vdekur të cilët i identifikonte si familjarët e tij, dhe pranonte se i kishte varë vetë”, sipas komenteve në rrjet.
Policia konfirmonte se William më tej “kërcënonte të vazhdonte dhunën në zonën e shkollës” mëngjesin e ardhshëm, të së premtes së 17 shtatorit 2021.
Vajza më e madhe e Jana, Mahria Martin Batts, i shpëtoi masakrës dhe ngriti një faqe për mbledhje fondesh në rrjet, duke thënë:
“Këtë mëngjes u zgjuam të gëzuar për të uruar nënën për 53 vjetorin, por u goditëm me lajmin që na tronditi në themel”.
Familja ende nuk ka arritur të kuptojë se përse kjo ka ndodhur dhe as nga vinte arma e perdorur per krimin.