Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën nacionale Burrel-Milot.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në Baz, ku mësohet se në aksident është përfshirë një familje nga Dibra me pesë anëtarë.
Siç mësohet, anëtarët e familjes janë dërguar menjëherë në Spitalin e Burrelit, ku njëri prej tyre është nisur me helikopter drejt Tiranës, pasi ka marrë ndihmën e parë.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 06.30, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash, shtetasi Z. Ç., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.