Dy vjet pas zjarrit katastrofik, Katedralja Notre Dame në Paris, do të rihapet për publikun në vitin 2024.
Në një deklaratë për mediat, organi publik përgjegjës për ruajtjen dhe restaurimin e tij tha se sigurimi i katedrales kishte përfunduar sipas planit.
Elementet e “fazës së sigurisë” përfshinin mbështjelljen dhe mbrojtjen e skulpturave të katedrales, forcimin e portave dhe heqjen e skelave të djegura, sipas kolektivit “Friends of Notre Dame de Paris”.
“Ne do të jemi në gjendje të vazhdojmë me vendosmëri me fazën e restaurimit dhe rindërtimit të pjesëve të shkatërruara nga zjarri, në mënyrë që të jetë gati të rihapet për shërbime dhe vizita publike në vitin 2024”, tha Jean-Louis Georgelin, presidenti i organizatës përgjegjëse për restaurimin.