Protesta si në shumë vende të botës kundër vaksinimit me detyrim po ndodhin edhe në Shqipëri ku nj♪7 tuf idiotësh flasin kundër vaksinimit, teza me rrezik të madh ahoqëror.
Madje një prej organizatorëve, avokati Altin Goxhaj, i cili humbi dhe prindët nga pandemia dhe ishte duke i dhënë lamtumirën edhe vet kësaj bote, përsëri nuk ka vënë mend pasi ishte ai, sipas deklarimit të tij, që infektoi prindërit dhe vëllain. Sot avokoti tha se halli i vërtetë i qeverive në mbarë botën nuk ka qenë Covidi por vaksina, a thua se b ota dhe tregëtia e vaksinave ka mbetur të gjykohet nga ky idiot.
“Fakti që këta duan ti bëjnë vaksinë fëmijëve dhe atyre që kanë kaluar Covidin, tregon që halli i tyre nuk ka qenë Covidi por vaksina. Nëse ne nuk arrijmë ti zgjojmë shqiptarët, atëherë duhet të bëhemi gati për gjëra të tmerrshme, që as në Bibël dhe as në Kuran nuk i kemi lexuar”, u shpreh Goxhaj, ndërkohë që pjesëmarrësit e tjerë bënë thirrje për vetëpërmbajtje.
Konsiparacionisti Alfred Cako, pjesë e protestës tha se fuqia më e madhe e protestuesve janë numrat, dhe jo fjalimet.
“Të gjithë mendojmë që të marshojmë, fuqia jonë janë numrat, të bëjmë një marshim paqësor, kush ka interes të na bashkohen. Të bëjmë një marshim pa protagonizëm, frika e atyre nuk janë fjalimet tona, frika e tyre janë numrat tanë”, tha Cako.
Eshtë e turpshme dhe antiligjore dhënia e hapsirës mediatike kllounve të tillë, që nuk kanë asnjë njohuri nga mjeksia , ekonomia dhe çeshtjet botrore.