Në kulmin e përçarjes së opozitës, lajmi I ditës u bë ngjitja e Metës në Malin e Tomorit shoqëruar nga një Doktor.
Bilushi I Metës bëri këtë koment për ngjarjen.
Nuk është rastësi që Ilir Meta zgjodhi këtë ditë për t’u ngjitur në Malin e Tomorit. Në ditët që qeveria mendon se opozita u përça dhe mbaroi, Ilir Meta do t’i tregoj atij dhe gjithë shqiptarëve se opozita është e lart sa Mali I Tomorrit.
Në këtë udhëtim ka dhe disa gjeste simbolike. Fjala vjen Ilir Meta shoqërohet në këtë udhëtim nga një doktor. Kjo nuk do të thotë se ai është I sëmure, por për të treguar se vetëm një si Ilir Meta dhe një Doktor mund të kapin majat.
AI ka shmangur në këtë udhëtim Çim Pekën, për të shmangur keqkuptimet se është palë në konfliktin brenda PD, por duke dëshmuar energjitë e tij ai po tregon se opozita ka shpresë më shumë se kurrë.
Duke u ngjitur në majën e Malit të Shenjt për shqiptarët, ai po jep mesazhin se ngrihet mbi ndarjet dhe grindjet e opozitës dhe mund të jetë shpresa e saj.
Ora po afron, Në pranverën që vjen ai lë Presidencnë dhe ëhstë gati të udhëheq opozitën shqiptare në zgjedhjet e vitit 2023, për të bërë atë që nuk bën në zgjedhjet e vitit 2019, pjesëmarrjen në zgjedhje.
Lajmi i ditës është që Meta dhe Doktori I tij u ngjitën në Maj të Tomorit. Kaq mjafton që shqiptarët të bëhen me krahë.