Leka Kruta u lind në Vlorë në 19 shtator 1927. Kruta është ndër themeluesit e Estradës Profesioniste të Vlorës. Në jetën e tij të gjatë krijuese ka interpretuar në 150 premiera me rreth 800 personazhe. Një shifër e jashtë zakonshme, por kjo është specifika e aktorit të varietes, mbushur me nëj jetë të bukur por edhe shumë e vështirë.
Historia e Trupës së Estradës Profesioniste të Vlorës, është e lidhur ngushtë me emrin e Leka Krutës, i cili, krahas aktorëve të tjerë të njohur si, Myqerrem Ferra, Qiriako Sava, ka krijuar një galeri personazhesh.
Për këtë kontribut përgjatë karrierës 40-vjeçare, Kruta është vlerësuar me titujt “Artist i Merituar”, “Qytetar Nderi i Vlorës”, dhe së fundi Presidenti i Republikës Bamir Topi, i akordoi Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”.
Leka Kruta ishte nje nder pioneret e humorit shqiptar dhe padyshim legjenda e atij vlonjat. Aktivizohet qe ne moshe te re me levizjen amatore teatrore te qytetit. Eshte njeri nga aktoret themelues te Estrades se Vlores, me 1953, ku edhe vijoj derisa doli ne pension ne vitin 1985.
Gjithashtu Leka Kruta ka qene pjesetar i bandes muzikoe te qytetit per 40 vjet gjate periudhes kohore 1947 -1995. Historia e Trupës së Estradës Profesioniste të Vlorës, është e lidhur ngushtë me Krutën, i cili, krahas aktorëve të tjerë të njohur si, Myqerrem Ferra, Qiriako Sava etj, kanë krijuar një galeri të tërë personazhesh dhe një arkivë të jashtëzakonshme temash.
Mjaft i suksesshem ne skecet-pantonime “Dy bojaxhijte (bojaxhiu i pare); “Per ku jeni nisur te shkoni keshtu zoti Hitler” (Hitleri); “Don Kishoti” (parodisti); “Raxh Kapuri”; “Hiqe oren te shpetoj doren”; “Tekniku i lavatrices” etj. Përvijimi i mjaft roleve dhe personazheve, lidhej me jetën e përditshme.
Berberi, ishte një tjeter nga pantomimat më të mira, që ka vënë në skenë dhe që u shfaq më shumë se 200 herë në të gjitha sallat e Shqipërisë. Në vitet ’70-të të shekullit të kaluar, ai realizon edhe skeçin “Zenepja”, kur, së bashku me Myqerrem Ferrën dhe Agron Hamon, bëhen protagonistë të disa skenave, që ndodhnin përditë me ata bojaxhinj, që përpara se të bënin punën “kërkonin të hanin dhe të pinin”, në ato familje ku shkonin për të kryer një shërbim.
U nda nga jeta në 22 Mars të vitit 2011 në moshën 84 vjeçare. Nderim dhe respekt për figurën e tij.