Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar së fundi mjetin e tij “Lincoln”, si pasojë e vjetërsisë dhe numrit të madh të kilometrave të kryera. Sipas një sqarimi nga zyra e komunikimit, mjeti luksoz GMC, me të cilin lëviz Edi Rama së fundmi, nuk është blerë me fonde publike, por është marrë me qera nga Partia Socialiste prej një subjekti privat të regjistruar në emër të zonjës E. Hoxhallari.
Sipas ekspertëve ky automjet kushton rreth 500 mijë dollarë dhe luksi e komoditeti që ka të lë pa fjalë. Makina e Ramës “GMC Yukon Luxury”, është ekskluzive për njerëz të rëndësishëm, bërë me porosi dhe ka dy ndenjëse me mbështetëse këmbësh, sediljet janë italiane, rimeso me dru arre origjinale. Tavani është i ndriçuar dhe është i gjithi me lekurë. Makina nga brenda duket si avion privat luksi.