Debate të forta po zhvillohen në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike. Raportohet sse debatet janë zhvilluar mes deputetit Flamur Noka dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.
Noka i ka kërkuar shpjegime kreut të demokratëve mbi vendimin për Sali Berishën, ku ky i fundit u përjashtua nga grupi Parlamentar i PD me vendim të Bashës.
Noka: Ti je përgjegjës që i ke ngulur një thikë pas shpine Sali Berishës. Ti pavarësisht kësaj, ke thënë se është vendimi i jetës time.
Basha: Mos thoni gjysëm të vërteta, kam thënë vendimi më i vështirë që kam marrë.