Ish-deputeti Erion Piciri ka marr një vendim që i ka surprizuar të gjithë. Ai ka hequr dorë nga shpërblimi prej 25 milionë lekësh, që ligji ua jep si shpërblim ish-deputetëve për një periudhë deri 3 vjeçare.
Picari e bën të ditur këtë vet përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se gjithë aktiviteti i tij pranë këtij institucioni ishte dhe mbeti vullnetar, duke i lënë buxhetit të shtetit mbi 100 milion lekë të vjetra për ndihmat e tërmetit, biznesit dhe pandemisë.
Në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, Piciri kërkon që këto para t’i mbeten buxhetit të shtetit, me shpresën se do përdoren në dobi të njerëzve në nevojë.
“Sot përmbylla marrëdhëniet me Kuvendin e Shqipërisë, me heqjen dorë nga përfitimet financiare prej 25 milion lekësh të vjetra, që ligji ua jep si shpërblim ish-deputetëve për një periudhë deri 3 vjeçare. I gjithë aktiviteti im pranë këtij institucioni ishte dhe mbeti vullnetar, duke i lënë buxhetit të shtetit mbi 100 milion lekë të vjetra për ndihmat e tërmetit, biznesit dhe pandemisë. Nga sot më i lirë, filloj të mendoj për rikthimin në botën universitare dhe angazhimeve të tjera në hapësirën publike”, shkruan ish-deputeti.
Sipas ligjit, të cilit i referohet Piciri, ish-deputetët përfitojnë për 28 muaj 58% të pagës referuese, si dhe një shpërblim në masën e dy pagave.
Kujtojmë se Erion Piciri, ishte i vetmi deputet i Kuvendit të kaluar i cili pranoi mandatin, por jo pagën. Ai vendosi që të gjitha pagat që duhet të merrte, t’i mbante shteti dhe t’i përdorte për pandeminë dhe dëmet e tërmetit.