Shqipëria u shortua sot në Lozanë me Izraelin dhe Skocinë në grupin e parë të Ligës C për kompeticionin më të ri të UEFA-s, quajtur Nations League (Liga e Kombeve). Natyrisht, ishte një short i vështirë, por njëkohësisht i pranueshëm, pasi Izraeli ka një skuadër të fortë të cilën e njohim deri diku, ndërsa Skocia është skuadër shumë e fortë dhe nuk e njohim fare pasi më parë Shqipëria nuk është përballur me këtë vend. Trajneri Kristian Panuci, por edhe lojtarët të gjithë, janë shprehur optimist për vendin e parë në grup, duke thënë se Shqipëria ka tani një skuadër të qëndrueshme dhe ambicioze. Ndeshjet do të luhen në vjeshtë të këtij viti, por e vecanta për Shqipërinë është se ndodhet në një grup me tri skuadra, në një kohë që në Ligën C, të tre grupet e tjera kanë nga katër skuadra dhe për Panucin do të ishte më mirë me katër. Gjithsesi, kuqezinjtë synojnë vendin e parë në grup. /Pamfleti.com
League A
Liga A/ Grupi 1
Holandë
Francë
Gjermani
Liga A/ Grupi 2
Islandë
Zvicër
Belgjikë
Liga A/ Grupi 3
Poloni
Itali
Portugali
Liga A/ Grupi 4
Kroaci
Angli
Spanjë
League B
Liga B/ Grupi 1
Cekia
Ukraina
Sllovakia
Liga B/Grupi 2
Turqi
Rusi
Suedi
Liga B/ Grupi 3
Irlanda e Veriut
Bosnja
Austria
Liga B/ Grupi 4
Danimarkë
Irlandë
Uells
League C
Liga C/ Grupi 1
Izraeli
Shqipëria
Skocia
Liga C/ Grupi 2
Finlanda
Estonia
Greqia
Hungaria
LIga C/ Grupi 3
Qipro
Bullgaria
Norvegjia
Sllovenia
Liga C/ Grupi 4
Lituania
Mali i Zi
Serbia
Rumania
League D
Liga D/ Grupi 1
Andorra
Kazakistani
Letoni
Gjeorgji
Liga D/ Grupi 2
San marino
Moldavia
Luksemburgu
Bjellorusi
Liga D/ Grupi 3
Kosova
Malta
Ishujt Faroe
Azerbajxhan
Liga D/ Grupi 4
Gjibraltar
Lihtenshtejn
Armenia
Maqedoni