Albin Kurti dërgon ushtarë për të mbushur pak sallën ku flet Berisha kundër Amerikës, Bashës por dhe kundër Ramës Një nga këto idiot që hiqej si qytetar patriot nga Kosova, i pranishëm në takimin e Sali Berishës me simpatizantët demokratë në Fier i kërkuar mbështetje kriminelit që ka luftuar kundër Kosovës krahë serbve sepse…. Serbia ka dërguar ushtrinë deri në kufi.
Sali non grata do luftoka serbë! Hajde mos u gajas nga këta plehra që qarkullojnë nëpër Shqipëri, si të sëmurë që kanë nevojë o për spital o për psikiatër.
Berisha u entuziasmua kaq shumë sa, si ish marshall i tha me bindje, se do të mbrojnë interesin kombëtar, ndërsa kosovari i tha se kanë besim vetëm tek ti, pasi Lulzim Bashën e cilësoi “mashtrues” dhe për Ramën tha se e kanë shpallur “non grata”.
Pjesë nga biseda
Qytetari: Kam ardhur nga Kosova, të gjithë Kosovën e ke mbrapa. Kërkojmë mbështetjen tënde se nga Luli nuk presim asgjë se është mashtrues, Edi Ramën e kemi shpallur “non grata”. Presim mbështetjen tuaj se jemi në rrezik. Serbi ka sjellë ushtrinë deri në kufi.
Berisha: Parimi ynë në çdo kohë ishte një komb një qëndrim dhe ai parim funksionoi. Do të tregoj vetëm një moment. Në vitin 2005 i fituam zgjedhjet. Takimin e parë në Bruksel, duke ditur qëndrimet e mia, nuk e fsheha, e thashë në takim, zotërinj pavarësia e Kosovës është rruga e fundit për t’i dhënë fund gjendjes së kombit shqiptar në rajon.
Thashë të shpallet e pavarur dhe ne stabilizohemi, kjo është opsioni. Interesi kombëtar është vetëm një dhe atë që ka bërë Rama duke rrethuar Kosovën me armiqësi është akti më armiqësor ndaj kombit shqiptar. Pse e bën këtë? Si mund ta bësh ti atë. A e dini ju që Vuçiç nuk e njeh gjenocidin? Tha masakrën e Rejçakut e ka bërë perëndimor dhe Rama nuk tha një fjalë. Ne do të mbrojmë interesin kombëtar.