Në Shqipëri hetonte policët që shkelin ligjin, por vetë ishte nën hetim nga autoritetet gjermane për drogë.
Është kjo historia e një specialisti të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave pranë ministrisë së brendshme i cili është përjashtuar pak ditë më parë nga detyra.
Specialisti i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, me inicialet S.M u përjashtua nga shërbimi pas informacioneve të mbërritura nga policia gjermane e cila konfirmoi që e kishte nën hetim për drogë.
Sipas burimeve të sigurta, për specialistin në fjalë autoritetet gjermane kishin lëshuar më herët edhe një urdhër ndalimi.
Një ditë më parë ky institucion njoftoi zyrtarisht se kishte rënë pre e një sulmi kibernetik në serverin qendror të institucionit.
SHÇBA thotë se sulmi është parandaluar, megjithatë risku mbetet i lartë që informacione sensitive për policinë që shkelin ligjin apo bashkëpunojnë me krimin të kenë përfunduar në duar të pasigurta.