Në banesën e Carolines ku mbeti e vdekur nga bashkëshoorti i saj tashmë jeton një qiramarrës i ri në Glyka Nera.Rreth një muaj më parë, Babis dha një urdhër për të lëvizur gjërat që ishin në apartament.
Kjo u konfirmua edhe nga fqinjët të cilët thanë se panë punëtorët të zbraznin shtëpinë.Shtëpia u rinovua më pas në mënyrë që të merrej përsëri me qira nga dikush i interesuar.
Natyrisht, një familje greke vështirë se do të qëndronte në këtë shtëpi dhe banori i ri i saj është një i ri me origjinë arabe, i cili nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur në atë banesë.
Qiramarrësi i ri më vonë mësoi historinë e shtëpisë dhe thuhet se i rrëfeu një fqinji se pasi mësoi për ngjarjen, nuk mund të flinte natën.
Kujtojmë se Babis i mori jetën të shoqes më 11 maj të këtij viti.Për disa javë me radhë ai gënjeu policët duke i thënë se kishin rënë pre e grabitësve, por më pas e pranoi se e kishte kryer ai gjithçka.