Anëtari i kryesisë së PD Flamur Noka thotë se Kuvendi Kombëtar dhe Kongresi i partisë do të mblidhet.
Deklarata e Nokës vjen si kundërpërgjigje ndaj Lulzim Bashës i cili u shpreh ditën e djeshme para gazetarëve se Kuvendi i PD nuk do të mblidhet për të shqyrtuar vendime të qeverisë amerikane.
“Kuvendi do të mblidhet, dhe jo për të shqyrtuar vendime të SHBA-ve, por do të mblidhet kundër Bashës.
Kundër kryetarit të PD që tashmë është në minorancë, ilegjitim dhe nuk përfaqëson shumicën në PD.
Është gjithçka një proces, askush në Republikën e Shqipërisë nuk mund ta ndalojë vullnetin e anëtarëve të PD.”
I pyetur nga gazetarët nëse ka pasur kërcënime nga ana e kreut të partisë tek anëtarët e PD që të mos marrin pjesë në takimet e Sali Berishës, Noka pohoi se ka pasur shantazhe.
Sipas tij, ka organizime për të mos i hapur dyert për Berishën dhe për t’i sabotuar takimet.
“Ka disa ditë që ka filluar një tur takimesh me drejtues të degëve duke u bërë shantazh për të mos hapur dyert për Berishën, për t’i sabotuar takimet …”