“Nëse mendoni se do më mposhtni e keni gabim”. Ky ishte mesazhi që Fatmir Xhafa dha në një konferencë të gjatë për shtyp ku “dekriminalizoi” veten nga situata juridike por edhe morale që ka shkaktuar çështja e vëllait të tij.
Ai mohoi të ketë ndikuar në mosekstradimin e Agron Xhafës për të vuajtur dënimin në Itali dhe foli për një skenar ku opozita mund të jetë përdorur nga aktorë të tretë. Ministri i Brendshëm tha se vëllai i tij nuk eshte ai 16 viteve me pare, por nje njeri qe ka reflektuar, pa asnje cen kriminal gjate këtyre viteve. Nje elegji e panevojshme qe nuk ka pse t’i serviret publikut si çertifikatë pafajësie ne fakt.
Xhafaj foli për diletantizëm të opozitës dhe një mashtrim publik të provuar nga një ekspertizë e specializuar ndërkombëtare, ndonëse ka shumë pikëpyetje se cila është agjencia që ka kryer verifikimin shkencor dhe si e ka kryer atë. Këtë verifikim e përmendi edhe kryeministri Rama, mbi të cilin tha se kishte krijuar bindjen se Fatmir Xhafa nuk ka asnjë përgjegjësi morale dhe ligjore, shkruan Respublika. I pyetur si do të përballet me presionin e opozitës, Xhafaj tha se këtë do ta bënte nga detyra e ministrit të Brendshëm, ndërsa deklaroi se kryeministri Rama nuk i ka kërkuar dorëheqjen.