Mero Baze ka ironizuar deklaratën e ish- kryeministrit Sali Berisha i cili akuzoi Departamentin Amerikan të Shtetit se e ka shitur 10 milionë euro pozicionin e ambasadorit amerikan në Kirkizistan për të emëruarin Donald Lu.
Botuesi i gazetës “TemA”, përmes një postimi me nota humori thotë “Merreni me mend sa ka paguar Donald Lu që të bëhej Nën-Sekretari i Shtetit”, post të cilin diplomati i lartë amerikan e ka marrë së fundmi.
Ndër të tjera Baze shkruan:
“Departamenti amerikan i shtetit e shet një vend ambasadori 10 milionë euro.
Akuza vjen nga Sali Berisha për emërimin e Donald Lu si ambasador i SHBA në Kirkizistan.
Para një jave ambasadori Lu është emëruar nënsekretar Shteti.
Merreni me mend sa duhet të ketë paguar për këtë post sipas Berishës…
Kështu është kur çmimet e gjobave të Zenit i konverton për administratën amerikane!”, nënvizon Mero Baze.
https://www.gazetatema.net/wp-content/uploads/2021/09/final_614c5fd9c883ea014be489a2_764560.mp4?_=1