Pas arratisjes së Tik Llallës drejt Hungarisë, Muli ka hedhur sot akuza të rënda ndaj Lulit. Në një dalje para gazetareve Muli bëri të ditur se Lui ka bashkëpunuar me SPAK të dënojë Llallën, me qëllim që të trembë Doktorin.
Njëri nga gazetarët e pyeti Mulin pse Llalla zgjidhi Hungarinë?
-Hungaria është vendi i së djathtës së vërtetë evropiane, tha Muli. Ajo ka strehuar dhe kryeministrin Gruveski do të strehojë dhe Tik Llallën. Të gjithë e dimë që Tik Llalla u dënua se sulmoi Sorosin. Presidenti Orban është armiku më i madh i Sorosit në botë pas Vladimir Putinit. Ndaj dhe Llalla ka troktiur në derën e tij.
-Po pse Luli e donte në burg Llalën?
-Luli nuk ka gjë direkt me Llallën, pasi ai e ka mbrojtur sa ka qenë kryeprokuror, por përmes Llallës ka dashur t’i çojë mesazh Doktorit se ka në dorë SPAK. Ai i ka çuar fjalë ambasadores, ambasadorja ka mbledhur Gjykatën dhe ka dhënë vendimin. E gjitha është bërë që të kërcënojnë Doktorin, ngaqë çështja e djalit të tij dhe Fatmir Mediut është në apel. Por siç thotë populli ynë, “Berisha kur jep fjalën, ther djalën”. Ndaj ai nuk do t’ia di fare për presione të tilla.
-SI do ta detyroni Bashën të mbledhë Këshillin Kombëtar?
-Nuk do ta detyrojmë fare. Do të shkojmë tek Selia e vjetër e PD, do të mbledhim Këshillin Kombëtar dhe do të marrim vendimet tona Nuk bëjmë më mbledhje tek SHQUP, se ajo seli është tersi i PD. Që kur shkuam aty nuk fituam asnjëherë, fituam vetëm selinë. Dhe atë na e ka marr Kunati i Lulit. Ndaj nuk e duam më. Këshilli Kombëtar do të mblidhet në një vend sekret që as Luli nuk do të ta marrë vesh.
Kuvendi do nxjerr një rezolutë që dënon arrestimin e Tik Llallës dhe do të dënojë Lul Bashën si tradhtar të kësaj çështjeje që përpiqet të kërcënojë Doktorin me burg.