Gazetari Artan Hoxha tregoi mbrëmjen e djeshme se SPAK ka rihapur një dosje të bujshme. Madje ai tha se ka dëshmuar dhe vet për këtë dosje, por nuk ka bërë me dije asnjë detaj tjetër duke u shprehur se ka firmosur për të ruajtur sekretin hetimor.
Por ka qenë gazetarja Klodiana Lala ajo që ka bërë me dije detaje duke përmendur se ka lidhje me ish-ministrin e ndjerë, Dritan Prifti.
PJESË NGA BISEDA
Artan Hoxha: SPAK ka nja 23 dosje të rëndësishme. Puna është që të godasësh lart. Kam qenë në korrik në SPAK për një hetim, që jam thirrur për të ndihmuar hetimit. Është një çështje ka të bëjë me korrupsion shtetërore ku janë të përfshira të tëra palët. Unë kam firmosur atje. Kisha një provë dhe e dhashë. Hetim ka në nivele shumë të shumë të larta.
Klodiana Lala: Është një dosje që derivon nga një dëshmi e ish-ministrit të ndjerë Dritan Prifti. Është riaktivizuar ajo dosje. Ka dhënë disa dëshmi ai. Artan Hoxha ka ardhur tre herë. E kam filmuar krejt rastësisht. Ka ndodhur për një dosje vrasjesh në Durrës. Kur doli Tani. Nëse do i shkohet hetimi deri në fund. Di që janë dorëzuar disa intervista që nuk janë publikuar kurrë. Nuk e di përmbajtjen e intervistave. Por nga burime brenda SPAK po punohet dhe mund të shkohet në nivele të larta.