Ish-deputeti Myslim Murrizi u shpreh se në rastin e Adriatik Llallës ishte për të dhënë një mesazh se kreu i akuzës ka bërë flirt me dosjet e politikës.
Ai theksoi se nga SPAK pritet hetimi i deputetëve dhe i5 familjeve të mëdha që kabllogramet amerikane raportojnë, pasi sipas tij Llalla është për lekë bukësh para tyre.
“Zoti Llalla nuk është germa A për korrupsionin në vendin tonë. Ndoshta ishte dosja e parë e marrë ose ndoshta për të dhënë një mesazh se kreu i akuzës ka bërë flirt me dosjet e politikës.
Pra, është nisur me idenë se kur çojnë në burg ish-kreu i akuzës, nuk pyesin për të tjerët. Besoj se nga SPAK-u ka pritshmëri për 140 banorët e Kuvendit. Ky është një trafik influencash sepse dyshohet se Llalla ka ndikuar në zbutjen e disa dosjeve të caktuara.
Nëse e rendisim me 5 familjet e mëdha që kabllogramet amerikane raportojnë, Llalla është për lekë bukësh para këtyre, me këta që kanë shtëpi pas TEG-ut, në Palasë ose hale për macet. Këta s’kanë asnjë punë dhe para të ligjshme, nga këta duhet të fillojë drejtësia sepse këta marrin votat si njerëz të ndershëm dhe pastaj i vjedhin rrugës”, tha ai për Ora News.