Puna kryesore e opozitës është të lexojë, të kërkojë të formulojë alternativa. Sepse po të ishte për lajme mediash, s’do kishim nevojë për opozite, na mjaftonin mediat.
Shkruan Klodian Tomorri
Pse nuk lexon opozita?
Kryetari i Partise Demokratike akuzoi qeverine se ka rritur pabarazine dhe varferine ne 5 vitet e fundit duke ju referuar nje raporti te Forumit Ekonomik Boteror.
Raporti eshte i vertete, por 5 vitet per te cilat Forumi Ekonomik thote se eshte thelluar pabarazia dhe eshte rritur varferia jane vitet 2008-2012.
Ne fakt Forumi Ekonomik Boteror nuk e mat varferine as pabarazine. Per varferine, burimi i shifrave qe perdor Forumi eshte Banka Boterore. Dhe e thote qarte tek tabela e raportit kete. Nese dikush nga opozita do e kishte hapur raportin, do e kishte pare, por askush nuk e ka bere. Opozita i do gjerat gati nga gazetat.
Ky eshte linku me te dhenat qe referon Forumi. http://iresearch.worldbank.org/PovcalNet/povOnDemand.aspx
Sipas Bankes Boterore varferia (perqindja e popullsise qe jeton me 3.1 dollare ose me pak ne dite) ne Shqiperi u rrit nga 6.1 per qind ne vitin 2008 ne 6.8% ne vitin 2012. Kjo eshte 0.7 per qindeshja e famshme per te cilen Forumi thote eshte rritur varferia ne 5 vitet e fundit. Dhe arsyeja eshte se ato vite ishin piku i krizes.
Madje edhe Banka Boterore nuk e mat vete varferine, por perdor shifrat e INSTAT-it tone. I vetmi institucion ne bote qe mat varferine ne Shqiperi eshte INSTAT-i, askush tjeter.
Nuk ka asnje te dhene per varferine ne Shqiperi ne 5 vitet e fundit. E dhena me e fundit eshte ajo e vitit 2012, qe ka nxjerre INSTAT.
E njejta gje vlen edhe per pabarazine. Per kete tregues, Forumi Ekonomik Boteror perdor te dhenat e Standardized World Income Inequality, nje projekt nga nje profesor i Universitetit te Iowa-s qe quhet Frederick Solt. Edhe kete e shpjegon qarte tek tabelat e raportit.
Edhe per pabarazine me 5 vitet e fundit, Forumi i referohet periudhes 2008-2012. Ky eshte linku:
http://fsolt.org/swiid/
Kjo e dhena eshte Gini Index Disposable Income, pra pabarazia e matur pas taksave dhe transfertave. Dhe ka nje arsye pse eshte rritur. Taksa e sheshte. Dhe kjo nuk eshte domosdoshmerisht e keq. Sic thote Thatcheri, pabarazia nuk eshte shqetesim per sa kohe rriten te ardhurat ne te gjitha shtresat e popullsise, perfshire dhe ato te te varferve. Perndryshe duhet te ishim akoma duke duartrokitur shokun Enver.
Puna kryesore e opozites eshte te lexoje, te kerkoje te formuloje alternativa. Sepse po te ishte per lajme mediash, sdo kishim nevoje per opozite, na mjaftonin mediat.