Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në Vorë, ku raportohet se një tren ka përplasur një vajzë të re e cila po qëndronte tek shinat e trenit.
Sipas burimeve mësohet se vajza 17-vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet ende i ditur, është përplasur si pasojë e pakujdesisë së saj.
Në momentin kur po kalonte treni, adoleshentja qëndronte ulur mbi shina duke lidhur këpucët. Pas goditjes vajza është transportuar menjëherë në spital.
Si pasojë e goditjes, ajo ndodhet në gjendje të rëndë dhe mjekët po bëjnë të pamundur t’i shpëtojnë jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave që sollën këtë aksident disi të pazakontë./ekskluzive.al