Lulzim Basha deklaroi nga Kuvendi, se dëshmitari X që shfaqet në video-përgjimin e publikuar nga PD, është në terror dhe po kërcënohet me jetë.
Të njëjtën gjë deklaroi edhe Sali Berisha një ditë më parë.
“E gjithë policia është vënë pas dëshmitarit X”, tha Lulzim Basha.
Nëse kjo gjë është e vërtetë, atëhere për PD-në dhe Lulzim Bashën mbetet vetëm një rrugë, që të shpëtojnë dëshmitarin X.
Ata duhet të publikojnë identitetin e tij dhe ai të merret nën mbrojtje, dhe më pas të shkojë në Prokurori të japë llogari për video-përgjimin.
Por PD nuk e bën këtë gjë.
Jo vetëm kaq, por ajo nuk ka dërguar të japin shpjegime në Prokurori, as vetë deputetët e saj që publikuan video-përgjimin.
Dhe arsyeja pse PD nuk e zbulon dëshmitarin X, nuk do shumë mend për t’u kuptuar.
Ndryshe ajo do e nxirrte atë, duke i shpëtuar jetën, por dhe duke vërtetuar kështu, se video-përgjimi është real.(TemA)