Flet-thirrja e Prokurorisë së Tiranës që u lëshua sot për të birin e ish-kryeministrit Berisha për mega-skandalin e CEZ e ka tërbuar doktorin.
Nga foltorja e Kuvendit, i shpërfytyruar Berisha e kishte humbur toruan. Ai kaloi çdo limit jo vetëm kur kërcënoi duke thënë “Ku do të futeni ju ditën e protestës?
Këtë më thoni mua, ku do të futeni ditën e protestës . Siç e shihni keni ngel një thelë këtu.”, por edhe kur iu bëri thirrje fëmijëve që të protestojnë krah tij dhe PD-së.
Ndërkohë që i biri bën pushime luksi me Arminën në Maldive dhe në ishuj ku kushton mijëra euro nata, Berisha nga Kuvendi i qante hallin të varfërve, duke ju bërë thirrje fëmijëve që të protestojnë që Shkëlzeni të mos përfundojë përpara drejtësisë.
Më tej, doktori vazhdoi me kërcënime për rrëzim qeverie dhe fyerjeve me fjalor banal ndaj mazhorancës. Mesa duket, frika është e madhe./Lexo.al