Raporti i publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror, WEF që zhvilloi punimet gjatë kësaj jave në Davos, (Zvicër) mbi nivelin e varfërisë në Shqipëri i referohet publikimit të Institutit Shqiptar të Statistikave “Anketa e Matjes së Nivelit të Jetesës në Shqipëri, 2012 (e rishikuar)”.
Ky raport u debatua në Kuvend në seancën e sotme plenare. Në raportin e WEF-së thuhet qartë se të dhënat e analizuara i përkasin periudhës 2008-2012 dhe referencë është raporti i Bankës Botërore, i cili përdor statistikat e INSTAT.
Opozita me ne krye ish-kryeministrin Berisha u perqendruan sot te varferia duke sulmuar qeverine per shifrat e larta te varferise, bazuar ne te raport. Mirepo ky ishte edhe autogoli i tyre. Kjo sepse ne ate periudhe kur daton edhe raporti i fundit, ne qeveri ka qene PD-LSI. Kesilloj, PD dhe LSI sot kane bere thirrje qe te protestohet kunder tyre dhe jo kunder qeverise aktuale.
Ky është linku me të dhënat që i referohet Forumi:
http://iresearch.worldbank.org/PovcalNet/Docs/CountryDocs/ALB.htm
Por çfarë thuhet në raportin mbi varfërinë në Shqipëri për periudhën 2008-2012 nga INSTAT.
“Si pasojë e krizës globale financiare dhe situatës së përgjithshme makroekonomike lidhur me norma të ulëta të rritjes që nga viti 2008, varfëria në Shqipëri është rritur. Pjesa e popullsisë, konsumi mujor real për frymë i së cilës është nën 4.891 Lekë (me çmimet e vitit 2002) u rrit nga 12,5% në 2008 në 14,3% në vitin 2012. Në vitet e mëparshme, varfëria ka rënë nga 25,4% në 2002 në 17,9% në vitin 2005 dhe 12,5 % në vitin 2008. Kjo do të thotë se rreth 64.402 individë në shtesë të 350.636 individëve të varfër në vitin 2008 kanë rënë në varfëri. Popullsia ekstremisht e varfër, e përcaktuar si personat që kanë vështirësi në përmbushjen e nevojave bazë ushqimore, është rritur nga 1,2% në vitin 2008 në 2,3% në vitin 2012. Varfëria ekstreme ka rënë nga rreth 5% në vitin 2002, në 3,3% në 2005 dhe në 1,2% në vitin 2008. Varfëria ekstreme është rritur si në zonat urbane (2,2%) ashtu dhe në ato rurale (2,4%)”.
Kjo është ajo që thuhet në raportin e INSTAT, “Shqipëria: Trendi i varfërisë”, linkun e të cilit e gjeni më poshtë.
http://www.instat.gov.al/media/2065/anketa_e_matjes_se_nivelit_te_jeteses__2012_rishikuar