Kryeministri, Edi Rama gjatë seancës së kaluar në Parlament foli për planin e qeverisë shqiptare për të dërguar dy satelitë në orbitë.
Rama tha se qëllimi kryesor i lëshimit të satelitëve në orbitë do të jetë mundësia për të kontrolluar më mirë territorin e vendit.
“E kam thënë seriozisht dhe më vjen keq për të gjithë ata që bëjnë kompetentin. Satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’ do të jenë në Orbitë dhe do të na bëjnë të mundur për të pasur një kontroll shumë më cilësor mbi territorin”, deklaroi Rama.
Kurse pyetjes se përse nuk ishe pjesë e premierës së “James Bond” Rama nuk harron batutat: Unë jam katunar Surreli 198 centimetër
Unë s’jam elitë, unë jam katunar nga Surreli. Unë jam një katunar 198 centimetër. Nuk i ndjek këto evenimente mondane të këtij qyteti.
Kujtojmë se premiera e filmit “James Bond”u mbajt në kryeqytet disa ditë më parë, ku të pranishëm ishin zyrtarë të lartë si kreu i SPAK Arben Kraja, Kryeprokurori Olsian Çela, ambasadorja Kim dhe ai britanik, si dhe disa politikanë.