Kryeministri Edi Rama ka vendosur të ndajë me publikun disa nga momentet në prapaskenë që ka filmuar para se të niste emisioni “Now”, ku ishte i ftuar një natë më parë.
Në video, Rama shihet që bisedon me gazetaren Erla Mëhilli, në momentin që bën make-up dhe vendos mikrofonin për t’u futur në studio.
Rama e pyet drejtuesen e emisionit “jemi kushërinj ne bashkë”, dhe ajo i përgjigjet që po, duke i kujtuar madje dhe faktin se është personazh në librin e tij “Kurbani”.
“Atë e di e gjithë bota, a më ke te libri Kurbani që është përkthyer në disa gjuhë”, dëgjohet të thojë Mëhilli, ndërkohë që më tej kryeministri e pyet dhe për shëndetin e familjarëve të saj.
Rama: Po mirë mo unë të kam në Kurban po…
Mëhilli: Edi Rama përballë personazhit të librit
Videoja është publikuar në profilin e kryeministrit Rama në rrjetin social “Tik Tok”, në të cilin kreu i qeverisë është bërë aktiv së fundmi.