Platforma e re, “Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje” është propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe projektligji i bashkëqeverisjes është miratuar me 12 vota pro dhe 6 kundër sot në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve.
Nën akuzë për falsifikim dokumentash, prangoset ish-punonjësi i Postës së Korçës, ishte i implikuar edhe ish-drejtori
“Nëse ajo nuk do të ishte aty…”/ Shoku i ngushtë i banorit të ‘Big Brother’ habit me deklaratën: Graniti po e përdor Fifin
Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit/ Si rekrutoheshin vajzat e reja shqiptare me martesa të simuluara. Në pranga 11 persona. Zbulohet roli që kishin dy vëllezërit
Kjo platformë do të kontrollojë gjithë administratën në bashkëpunim me qytetarët. Në projektligj për këtë platformë, thuhet se agjencia në bashkëpunim me institucionin e administratës shtetërore, heton kryesisht të gjitha faktet dhe vlerëson të gjitha rrethanat e nevojshme për kontrollin e veprimtarisë administrative të institucionit të administratës shtetërore.
Agjencia që do të kontrollojë administratën në bazë të ankesave të qytetarëve dhe heton shkeljet që mund të përkthehen në gjoba ndaj funksionarëve publik.
Fillimisht projektligji është prezantuar nga ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me parlamentin, Elisa Spiropali, ndërsa është kundërshtuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i cili ironizoi platformën duke thënë se i duket “si një çorape leshi e veshur në behar”.