Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka përshëndetur dje propozimin e Partisë Demokratike për të futur të gjithë politikanët në veting, ndërsa ka shprehur bindjen se kjo nismë e fortw do të sjellë tërmet në radhët e Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ish-kreu i SHISH theksoi se nëse vetingu do të ndodhë, sipas tij, PS, PD dhe LSI janë tre partitë që rrezikojnë të preken nga ky proces, ku do të ketë spastrime të shumta. Madje, zoti Klosi shtoi se vetingu në politikë do vendosë në pozitë të vështirë Prokurorinë e Posaçme për shkak se politikanët do të nisin presionet ndaj tij. “Propozimi i PD për vetingun në politikë duhet përshëndetur.
Mendoj se nga vetingu i politikanëve të gjitha partitë politike preken, pasi të gjitha kanë qenë në pushtet me kohë të plotë, sikundër ka qenë PS dhe ndonjëherë me ndihmën e LSI-së, apo edhe PD që ndonjëherë edhe me ndihmën e LSI. Domethënë të treja partitë e mëdha që janë PS, PD dhe LSI që tashmë është reduktuar, mendoj se preken nga vetingu në politikë.
Sa i takon vetingut në politikë që PD kërkon ta marrë në dorë SPAK, mendoj se Prokuroria e Posaçme nuk ka nevojë për presione nga politika. Nga kjo pikëpamje mendoj se nëse do të ketë diçka të vështirë në vetingun e politikës është presionet, ku shumë politikanë do të nisin të lëvizin gurët dhe ushtruar presion. Kështu që SPAK në vetingun në politikë do të përballet me një situatë të vështirë”, deklaroi ai.
Të rrezikuar Berisha dhe emrat e zhytur në afera
Por i pyetur nga gazeta se cilët politikanë rrezikohen seriozisht nga vetingu në politikë, Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi u shpreh se nga kjo nismë do të preken ish-kryeministri Sali Berisha dhe shumë politikanë të tjerë të lartë që janë përfshirë në afera apo në korrupsion.
“Vetingu në politikë ndryshon nga vetingu në drejtësi, pasi këtu kemi të bëjmë me politikanët që kanë në dorë fatet e vendit, gatuajnë ligjet dhe janë përfshirë në afera. Por ajo që dua të theksoj është fakti se nëse do të bëhet realisht vetingu në politikë, të rrezikuar janë Sali Berisha dhe shumë politikanë të tjerë të rëndësishëm që janë përfolur si të përfshirë në korrupsionin dhe afera”, u shpreh ai.
Berisha po diskrediton veten me “Foltoren”
Ndërkohë dje ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi ka komentuar edhe situatën brenda Partisë Demokratike. Gjatë një prononcimi për një media tjetër, zoti Klosi u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha po diskrediton veten e tij sa u përket takimeve që ka nisur me demokratët për të zhbërë vendimin e kreut të PD, Lulzim Basha, i cili e përjashtoi atë nga grupi parlamentar. Dhe në këtë pikë ish-kreu i SHISH theksoi se akuzat