Reforma në drejtësi duket se ka futur në panik politikën shqiptare. Por duket qartë se më i shqetësuari është ish-kryeministri Sali Berisha.
Berisha ka publikuar ditën e sotme një studim 36-faqesh që mban autorësinë e tij, përmes të cilit pretendon se reforma dhe sistemi i drejtësisë shqiptare është kapur nga miliarderi amerikan George Soros për llogari të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Por kjo deklaratë është pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Sali Berishën edhe pse në faqen e tij të rrjetit social. Ata shprehen se këto sulme të Berishë vijnë pasi drejtësia shqiptare nuk mund ta mbrojë dot si më parë.
“Po kush flet që ju z Sali Berisha me kusin e “Plepave” e orintuat drejtësinë për të mbrojtur pasuritë e familjes suaj dhe të Ilir Metës”, i shkruan një qytetar.
Një komentues i kujton shpalljen ‘non grata’.
“Sa here te dha fonde Amerika per te bere reformen ne drejtesi o tu befte ne gryke o Sali Ty te pelqnte qe ti mbaje nen sundimin tend Ti je nje paranojak pushteti qe vetem te sundosh dhe pasurosh njerzit e Tu . Non grata tu dha me vonese e te duruan shume ata qe ta dhane pushtetin ne tabaka”
Një qytetar tjetër i shkruan Berishës: “Reforma” ne drejtsi filloi kur ti ishe president dhe i rrethove shpine me polic Kryetarit te Gjykates se Larte , Z. Zef Brozit dhe nuk e le me hy ma ne zyre. Ate dite e mrapa gjykate e prokurori kan qene veq gur shahu ne durt e pronarve te partive, PD e PS.”