Kreu i PD Lulzim Basha gjatë konferencës për mediat i ka dhënë një mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa u shpreh se nuk ka asnjë kompetencë statutore në parti për të thirrur Kuvendin Kombëtar.
“Sa të jem unë kryetar i PD” tha Lulzim Basha, “nuk do të ketë Kuvend Kombëtar që të mblidhet për të diskutuar vendimet e Qeverisë së SHBA”.
“Tani ajo që duhet t’ju habisë ju është që njeriu që bërtet statuti, statuti, statui, i jep vetes kompetenca që nuk i ka dhe nuk mund t’i ketë me statut. Sali Berisha nuk ka ndonjë mbifuqi nga statuti i partisë, për të thirrur asnjë institucion të partisë.
Partia ka institucionet e saj për statutin dhe procedurat. Sali Berisha mund të thërrasë institucione paralele në përpjekjen e tij për ta bërë partinë bunkier për hallet e tij personale”, tha Basha ndër të tjera. Ai tregoi se për këtë, ka diskutuar disa herë edhe me Berishën vetë.
“Unë kam thënë që detyra ime si kryetar i PD është zbatimi i statutit. Neni 3 i statutit është i qartë, sa i takon orientimit euroatlantik të PD. Ndaj kam thënë se Kuvend Kombëtar që të marrë në shqyrtim vendimet e Qeverisë së SHBA nuk ka për të pasur kurrë sa të jem unë kryetar i Partisë. Dhe qëllimi, të paktën për momentin, është përfundimi i mandatit që më kanë dhënë demokratët.
Këtë kam thënë dhe i qëndroj 100%. Tani ajo që duhet t’ju habisë ju është që njeriu që bërtet statuti, statuti, statui, i jep vetes kompetenca që nuk i ka dhe nuk mund t’i ketë me statut. Sali Berisha nuk ka ndonjë mbifuqi nga statuti i partisë, për të thirrur asnjë institucion të partisë. Partia ka institucionet e saj për statutin dhe procedurat.
Sali Berisha mund të thërrasë institucione paralele në përpjekjen e tij për ta bërë partinë bunkier për hallet e tij personale. Por demokratët kanë halle të tjera dhe prioritete të tjera. Edhe Shqipria dhe shqiptarët. Kuvend Kombëtar kam thirrur, e do thërras pa më të voglin shqetësim sa herë të kem një çështje statutore për të vendor”, deklaroi Basha.