Mesditën e sotme, nga dhomat e SHQUP-it, pati një zhvillim të radhës, i cili tregon gjendjen në të cilën është katandisur PD, e cila nga akuzues, si pasojë e një mashtrimi që nuk e provon dot në asnjë mënyrë, po kthehet i akuzuar.
Në këtë pikë, nxorrën nga mënga “kartën” e radhës, Jetmir Olldashi, për të torollitur dynjanë dhe për të mashtruar qytetarët, se kanë një gazetar i cili ka bërë investigimin, edhe pse gazetari s’ka punuar asnjë ditë në profesion.
Këto lëtyra të politikës, po kërkojnë të amnistojnë krimin që kanë kryer duke mashtruar opinionin publik me një audio-përgjim të rremë dhe njëkohësisht, përgjegjësinë e këtij shantazhi kundër shtetit, duan t’ia veshin një gjoja gazetari, me idenë se ai është i paprekur nga ligji dhe ka të drejtë të shantazhojë, intimidojë, shpif, kudo e kujtdo!
Në batakun që ka rënë opozita, qytetarët shqiptarë, që fatmirësisht janë shumë më të zgjuar edhe pse ata kerkojnë të provojnë të kundërtën, kanë nisur një lum akuzash fyese dhe poshtëruese, për intrigën e radhës të shpikur me diletantizëm nga PD./Ekskluzive.al