Djali i ish-kryeministrit Berisha ndaj të cilit është prerë një fletë thirrje nga prokuroria e Tiranës për të dëshmuar në lidhje me mega-skandalin korruptiv të CEZ, e ka pranuar nje gjebte tille. Por, për tu justifikuar ka sulmuar ashpër kryeprokuroren Marku duke e cilësuar si dorë të kryeministrit Rama.
Shkëlzeni i cili nuk guxoi të betohej kurrë përpara Komisionit Parlamentar të ngritur për çështjen e tij, me anë të një statusi në facebook teksa pranon e citon pjese nga flete-thirrja e quan ate një flluskë-thirrje. Ai shton se sipas tij, Rama, po e përdor drejtësinë jo thjesht si pushkë ndaj kundërshtarëve politikë.
STATUSI I SHKËLZEN BERISHËS
Një përgjigje për flluske-thirrjen e kryeprokurorit të narko-shtetit
Ndonëse dështoi me turp për t’i ofruar publikut qoftë dhe një fakt të vetëm që më lidh mua, aktivitetin tim, kontaktet ose të ardhurat e mia me privatizimin e OSSH. Edi Rama, kryegjykatësi dhe kryeprokurori i ri i Shqipërisë, më dërgoi sot një flluskë-thirrje publike “në cilësinë e personit që deklaron në rrethana të dobishme” në baze të kallëzimit të bërë po vetë nga ai, përmes parlamentit. Me këtë flluske-thirrje Rama shpreson të mbulojë 650 milionë euro që sipas KLSH ka vjedhur nga paratë e shqiptarëve gjatë divorcit të “mjaltit” me CEZ.
Kjo flluskë-thirrje e kryprokurorit të Surrelit vjen si përgjigje ndaj dy padive penale që unë kam ngritur për shpifje ndaj “Tualetit” dhe “Urithit” të tij dhe sigurisht pas skandaleve të trafikut të drogës që kanë përfshirë ministra dhe familjarë të tij.
Është e qartë që prokurori de fakto i rilindjes Edi Rama, po e përdor drejtësinë jo thjesht si pushkë ndaj kundërshtarëve politikë, por më shumë si bombë tymuese për të shpërndarë vëmendjen ndaj krimeve të narkoshtetit dhe ndaj pakënaqësisë popullore që po i afrohet çdo ditë e më shumë derës seë kryeministrisë.
Por sado të përpiqet t’i mbulojë me sulme politike si gjethe fiku, nuk ka prokuror, gjykatës, apo flluske-thirrje, që do ta shpëtojë nga drejtësia kryegjykatësin dhe kryeprokurorin e narkoshtetit për vjedhjen e 650 milionë eurove. Për pallatet pa faturë dhe bankat e kthyera në lavatriçe parash të pista nga “nusja” e shtëpisë. Si dhe për milionat dhe diamantet e përfituara nga trafiku i drogës të drejtuar përmes ministrit dhe vëllait të tij.