Para se Shkëlzen Berisha të paraqitet në prokurorinë e Tiranës, ku është thirrur për çështjen CEZ, të shumta kanë qenë komentet e disa prej personazheve të politikës por jo vetëm.
Njëri prej tyre është Izet Haxhia, ish-bodigardi i Sali Berishës. Ky i fundit i ka dhënë disa porosi Shkëlzenit kur të shkojë në prokurori. Në formë ironie Haxhia nuk ka nguruar t`i përmendë Shkëlzenit, Arminën por edhe burrërinë.
Statusi i plotë i ish bodigardit të Berishës, Izet Haxhia, në profilin e tij Facebook:
Paç kemben e mbare Zeni i babit!
Mos harro që kur te ikesh në prokurori,
ta terheqesh kemben zvarre që te ndjekin të tjeret nga mbrapa,
se ai dreq burgu nuk shtyhet vetem.
Me kete rast tregon edhe veten që je Burre,
se gojet e liga çfare nuk kane thene per “burrerine” tende…
Per Arminen, mos u bej fare merak,
se gjendet ne duar te sigurta si gjithmone.
Do të pres, deri sa te shese mbathjet tek dyqani ne bllok, të hapur me leket e gjakut te Gerdecit.