Vllaznia shpreson. Shkodranët u ndeshën sot pasdite me Kukësin tolerant të vendit të dytë. Humor në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”, tifozët shkodranë talleshin me lojën e dobët që po zhvillohej. Ata nuk kanë kursyer edhe fyerjet ndaj lojtarëve të tyre. Në fund të ndeshjes, pasi mësuan se Laçi kish mundur Kamzën tifozët filluan thirrjet në favor të Laçit. Turp Vllaznia pret nga të tjerët. Kukësi kaloi i pari në avantazh, por pastaj toleron pa fund Vllazninë. Sukaj humb një 11-metërsh të falur nga Jorgji me një mendjemadhësi prej adoleshenti.
Rezultatet e javes së 35-të
Flamurtari – Partizani 1 – 2
Kamza – Laçi 1 – 2
Teuta – Lushnja 6 – 2
Vllaznia – Kukësi 2 – 1
Luftëtari – Skënderbeu 3 – 1
Duhet të presim javën e fundit për të parë verdiktet e Superiores