Janë publikuar për herë të parë pamjet e reja të rrëmbimit të Enver Stafukës, një emër tepër i njohur në kronikën e zezë.
Stafuka u rrëmbye shtatë vite më parë nga disa persona të veshur me uniformat e policisë, ndërsa dyshohet se është vrarë dhe trupi i tij është zhdukur.
Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar pamjet e rrëmbimit të Stafukës, i dyshuar si i përfshirë por edhe me njohuri të shumta për disa ekzekutime të bujshme me pagesë.
Lala tha në emisionin e saj “Shënjestër”, se për herë të parë del Durim Bami dhe Ramazan Rraja në skenë. Ky i fundit është nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja. Personi i tretë është Gentjan Bejtja ndërsa një person i katërt mbetet ende i paidentifikuar.
Stafuka dyshohet si personi që i kishte siguruar makinën autorëve të vrasjes së komisarit Dritan Lamaj. Për vrasjen e Lamajt Arben Frroku është dënuar me burgim të përjetshëm