Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur se ka mbyllur hetimet dhe ka miratuar rezultatin e verifikimit, për subjektin Tom Doshi. Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria e Përgjithshme deklaron se ia ka përcjellë dosjen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si organ kompetent.
Panik në qendër të Tiranës, i riu nga Algjeria plagos me thikë qytetarin, i rrëmben edhe portofolin. Zbardhet çfarë iu gjet gjatë kontrollit nga Policia
“Sektori i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka miratuar rezultatet e verifikimit për subjektin Tom Gjek Doshi dhe ia ka përcjellë sot më 04.11.2021 Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili si organ kompetent në zbatim të nenit 12 e 13 të Kreut V të Vendimit të Kuvendit nr.17/ 2016, duhet të shqyrtojë nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe në vijim të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në po këtij ligji.”-thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.
Kujtojmë këtu se në zgjedhjet e fundit parlamentare, partia PSD e Tom Doshit, mori tre mandate. Ndërsa vetë Tom Doshi, hoqi dorë nga mandati i deputetit.