Thashetheme qarkullojnë në SHBA se Presidenti amerikan Donald Trump është në një lidhje jashtëmartesore me drejtoreshën e komunikimit dhe shoqen e vajzës së tij Ivanka.
Këto fjalë u përhapën nga shkrimtari i librit ‘Fire and Fury: Inside the Trump White House’, Michael Woolf në intervistën që dha në emisionin amerikan ‘Real Time’.
Gazeta gjermane ‘Bild’, gazeta austriake ‘Heute’, dhe website ameriakan ‘slate.com’ zbulojnë emrin e të dashurës së fshehtë të presidentit amerikan, siç e shkruan dhe në librin e tij shkrimtari amerikan.
Wolf zbuloi në emision e gazetarit amerikan se ekziston një skandal në Shtëpinë e Bardhë, deri tani nuk ka prova. Por siç thotë shkrimtari: ‘ Bëhet fjalë për seks dhe femër’.
Shkrimtari amerikan le të kuptohet se ka marrëdhënie seksuale në faqet e fundit të librit midis tyre. I referohet drejtoreshës së komunikimit dhe presidentit Trump.
Hope Hicks kishte punuar për një kohë të shkurtër si modele dhe njohja e saj me Trumpin dhe vajzën e tij ka fillon nga viti 2014. 29 vjeçarja zotëron një apartament në kullën e Trumpit në New York.
Nga vera e vitit 2017 Hicks u emerua drejtoresha e komunikimit e Trumpit.
Për punën që bën ajo në Shtëpinë e Bardhë ajo paguhet me 179.700 dollarë në vit.
Për marrëdhënien që ka presidenti amerikan me Hope Hicks shkrimtari shkruan në kapitullin e 19, faqja 259.
Artikulli në fjalë i referohet pamjes së Ivanka Trump në Samitin e G-20 në Hamburg në takimin që pati Donald Trump Junior dhe një avokat rus.’ Brenda 72 orëve-shkruan libri- i gjithë ekipi i presidentit amerikan fliste pë marrëdhënien e një burri të madh në moshë dhe femre më të re.
Hope Hicks është plotësisht e dedikuar ndaj Trumpit. ‘Problemi nuk është Twitteri , por Hope, deklaroi një nga bashkëpunëtorët e presidentit amerikan./prolajm.al