Në një dalje për mediat me tone të forta, Gent Strazimiri, që është rreshtuar në krah të ish kryeministrit, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndak kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës.
Ish-deputeti i PD shtoi se puçisti në këtë rast është Lulzim Basha që po tenton të mos i bindet vendimit të delegatëve për mbledhjen e Kuvendit.
Strazimiri në fjalën e tij u shpreh se “Të gjithë janë vartësit e Kuvendit edhe Kuvendi i 11 dhjetorit do të verifikohet”.
“Shumica absolute e anëtarëve kanë firmosur për të mbledhur kongresin. Kuvendi është organi më i lartë. Si i tillë vetëverifikohet. Si ndodh kjo; vetë Kuvendi miraton një grup për verifikim. Të gjithë janë vartësit e Kuvendit. Edhe Kuvendi i 11 dhjetorit do të vetë verifikohet.
Kemi paraqitur numrin e firmave që janë mbledhur nga anëtarësia. E kemi bërë për transparencë.Për efekt për transparencës u dorëzuan 4200 firmat e anëtarëve të Kuvendit.
I kemi dorëzuar tek organi i dytë, Edi Paloka. Kush ka dëshirë dhe kuriozitet mund të shkojë dhe t’i shohë. Por jo të verifikojë. Çdo interpresim tjetër që bëhet është efekti i një paniku. Është e palezetshme”, u shpreh Strazimiri në fjalën e tij.