Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një deklaratë të fortë.
Ai denoncoi se kreu i një bande në Elbasan Suel Çelaj po punon për Sali Berishën.
“Sot, banda që unë kam patur përballë në Elbasan, thërret zyrtarë të PD në zyrë dhe u nxjerrr formularin dhe u thotë që ta firmosin. Dy zyrtarë të PD në Elbasan më kanë treguar bisedën që kanë patur me kreun e kësaj bande. Banda që ne kishim përballë, dhe që ishim nën terrorin e tyre të përditshëm, sot mbledhin firma për ‘Foltoren’.
Bëhet fjalë për një bandit që terrorizon demokratët dhe strukturat e PD-së.
Kjo ka filluar të shtunën pasdite. Unë nuk besoj se Sali Berisha ka dijeni për këtë. Po ata që e kanë bërë në emër të Sali Berishës do të japin llogari. Ju sfidoj të shkoni në Elbasan dhe do ta verifikoni deklaratën time. I gjithë qyteti zien në këtë moment.
Raportimin ma ka bërë një kryetar grup seksioni i PD në Elbasan. Janë mbi 7 raste, persona të ardhur në zyrën time, që e tregojnë historinë në të njëjtën mënyrë”, tha Bardhi në emisionin OPEN.
Për këtë grup është në dijeni dhe Flamur Noka si bashkëpuntor.