Mëngjesin e sotëm zyrtarja e LSI-së, Elona Guri sulmoi Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhin.
“Ki kujdes kur flet për gjëra që nuk i di se ty nuk të qaste njeri në zyrë”- shkruante Guri në Facebook.
Në lidhje me këtë deklaratë, Bardhi u pyet sot nga gazetarët dhe mbajti një qëndrim të prerë.
Pyetja: Doni ti ktheni përgjigje Elona Gurit?
Bardhi: Nuk e njoh fare kush është zonja. Unë kam dhënë me dhjetra konferenca për shtyp, ato që u fshehën dhe nuk erdhën një ditë në Elbasan, janë arsyeja se përse LSI nuk mori aty asnjë mandat. Ju e dini se LSI nuk zhvilloi asnjë fushatë në Elbasan.