Ira Seferi, bashkëshortja e aktorit të humorit Gazment Paja ka folur në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, një ditë pas aksidentit në kryeqytet.
Ira thotë se Gazi ka marrë dëmtime të lehta. “Gazi ka dëmtime jo serioze dhe do bëhet mirë shumë shpejt”, ka treguar ajo për Vip Magazine.
Gaz Paja u aksidentua një ditë më parë, teksa po udhëtonte me motor në rrugën e Kavajës, në momentin kur u përplas me një automjet.
Ai hyri me të kuqe në semafor dhe u përplas me një automjet që drejtohej nga shtetasi E. K.
Në momentin e përplasjes Gaz Paja “fluturoi” në ajër dhe ra në tokë. Qytetarë të pranishëm në vendngjarje i erdhën menjëherë në ndihmë dhe u dërgua në spital.
Ai pësoi dëmtime dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore nga shërbimet e ambulancës që mbërritën në vendin e ngjarjes.