Shqipëria bëri një ndeshje skandaloze ndaj Anglisë duke u mposhtur me rezultatin 5-0 në Londër. Një paraqitje tepër e dobët nga kuqezinjtë që pësuan 5 gola që në pjesën e parë. Në fund të ndeshjes për “Supersport”, trajneri I Kombëtares, Edy Reja u shpreh:
5 gola në pjesën e parë?
“Po flasim për një kundërshtar shumë të fortë që kur niset në sulm të bën shumë dëm. Anglia e nisi shumë mirë dhe ishim shumë mirë fizikisht e nuk e përballuam dot. Kur ke përballë një Angli në këtë formë është e vështirë t’I ndalosh. Kishte shumë diferenca fizike, në pjesën e dytë ishim pak më mirë pasi qarkulluam topin dhe u përpoqëm që të mos pësonim më shumë. Në pjesën e parë ata e dominuam totalisht dhe për ne ishte e vështirë që të dilnim në sulm”.
Çfarë do të ndryshonit për këtë ndeshje?
Kur luan në këto nivele dhe me kundërshtarë kaq të fortë fizikisht, bëhet shumë e vështirë për ne. Do të doja të luanim pak më lart dhe të bënim më shumë presing, por ishte shumë e vështirë, pasi ata e nisën vrullshëm. U përpoqëm t’i mbajmë larg, duke i sulmuar, por ishin në një formë mjaft të mirë dhe herët a vonë do ta bënin golin. Përtej cilësive që ne i dimë, ata ishin shumë më të fortë në aspektin fizik dhe kjo e bënte të pamundur për ne që të reagonim”.
Sa e dëmton Shqipërinë kjo humbje?
“Duhet marrë parasysh që kishim dy probleme me dëmtimet pasi humbë, dy lojtarë për pak minuta. Ishim të pafat me dy dëmtimet. Imazhi nuk prishet pasi këtu në Londër mund të humbasë çdo skuadër. Kisha kohë që nuk I kisha parë anglezët kështu kaq të karikuar dhe të etur e një skuadër e tillë mund të fitojë ndaj çdo skuadre”, u shpreh Reja.