Juristi Romeo Kara ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha, se nuk ia ka dhënë kurrë besën Berishës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Romeo Kara shkruan se tashmë Berisha po përballet edhe me një mosmirënjohje nga biri i tij politik, Basha.
Sipas juristit, mosëmirënjohja që Berisha tregoi për 30 vite ndaj popullit shqiptar, tashmë po i kthehet. Madje, Romeo Kara paralajmëron se të tjera mosmirënjohje ndaj Berishës do ta pasojnë atë të Bashës.
Ja formula si Meta-Berisha do shkojnë drejt koalicionit, LSI mbledh Konventën pas Kuvendit të PD, presidenti në aksion për të marrë frenat e opozitës
“Pikerisht kjo eshte karma: Berisha tashme po perballet edhe me nje mosmirenjohje te plote nga biri i tij politik Basha, i cili thekson se, kurre nuk i ka dhene besen atij.
Mosmirenjohja qe Berisha tregoi ndaj popullit te tij dhe Zotit ndaj ketyre 30 viteve, po i rikthehet atij ne formen me te perkyer.
Te tjera mosmirenjohje do te pasojne ate te Bashes, pasi Berisha dhe berishizmi asnjehere nuk kultivuan dhe perfaqesuan parimet dhe zakonet e sjelljes se mire.”, shkruan Romeo Kara.