Ish-presidenti Alfred Moisiu shprehet se akuzat e DASH ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha nuk janë aspak të reja.
I ftuar në ‘Spotlight’, Moisiu ndau dhe një situatë nga e shkuara kur ai ishte kryetar shteti, me të cilën tregoi se si Berisha i bëri presion përmes drejtuesit të Aviacionit Civil, Gazmend Dibrës për shkarkimin e prokurorit.
“Ndodhi që, shkon drejtori i Aviacionit Civil, Gazmend Dibra u bënte presion nipave të mi që kishin kompani ajrore ‘thojini dajës të firmosë shkarkimin e Prokurorit, edhe çdo gjë zgjidhet mirë.’
Ky ishte një lloj atakimi i tipit mafioz. Si ka mundësi që kryeministri t’i bëjë atakim presidentit, kryetarit të shtetit. Këto gjëra, unë i kam goditur shumë. Çfarë janë këto? Këto janë minimi i demokracisë.
Pra, një nga akuzat që i bëhet atij nga DASH është pikërisht kjo. Domethënë kjo nuk është e re, nuk është e padëgjuar.”, u shpreh Moisiu.