Ish-Presidenti Alfred Maoisiu ka kujtuar në emisionin ‘Spotlight’ edhe momentin sesi arriti që të ‘pajtonte’ Sali Berishën me Fatos Nanon. Një ‘paqe’ që sikurse thotë ai zgjati vetëm 3 muaj.
Dudushi: Kur ju u shpallët President u shfaqët në një foto të përbashkët me Fatos Nanon dhe Sali Berishën. Si ishte të për ju të ishit mes Nanos dhe Berishës.
Moisiu: Unë atë e bëra me domethënie, doja që ai mirëkuptim që u krijua të vazhdonte edhe më tej. Politika ka detyra strategjike dhe detyra taktike. Detyra strategjike duhet të jenë dakord të gjithë., si psh puna e integrimit në BE. Ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. Këtu nuk duhet të ketë përplasje.