Mediat britanike kanë publikuar pamjet, se si trafikantët në brigjet veriore të Francës, ndihmojnë emigrantët për të shkuar drejt Anglisë. Policia franceze nuk e ka parë këtë skenë dhe s’kanë marrë asnjë masë ndaj tyre. Gazetarët kanë qenë ata që kanë filmuar këtë akt.
Prej të enjtes në Angli kanë ardhur me barka 1,185 njerëz duke kaluar 20,000 vetë këtë vit, teksa Londra akuzon Parisin se nuk po tregon seriozitet për ndalimin e tyre.
Mëngjesin e sotëm disa banorë vendas u mahnitën nga skenat e dy grupeve të emigrantëve që zbrisnin gomonet e tyre gjigante në det.
Organizatorët më pas futeshin në det duke nxjerrë gomonen në pluskim dhe ndihmonin “pasagjerët” e tyre të ngjiteshin për lundrimin e rrezikshëm mes ngushticës.
Një emigrant i paidentifikuar tha për median britanike MailOnline se vetë trafikantët nuk lundronin me ta. Ata vetëm u jepnin jelekët e sigurisë dhe vinin në plazh për të gjetur momentin e përshtatshëm të nisjes.