Me administrimin privat, ARMO shumë shpejt u fut në një spirale të pafund borxhesh ndaj shtetit, kompanive furnitore dhe punëmarrësve. Referuar një auditi të kryer nga kompania ndërkombëtare “Deloitte”, gjatë administrimit të Taçit u akumulua një borxh prej 300 milionë eurosh, por ai pretendon të kundërtën.
“Asnjëherë nuk ka qenë qëllimi për të shmangur taksat, dhe në mënyrë absolute kjo kompani të operativitetit saj ka humbur 60 mln dollar, këtë mund ta verefikoni te 7 kompanitë që kanë operuar pas vitit 2013” u shpreh Rezart Taçi, Biznesmen
Referuar një raporti të bërë publik disa vite më parë, Taçi kishte qarkulluar vetëm në vitin 2012 plot 350 milionë dollarë. Pavarësisht kësaj bilancet e ARMO dilnin përherë negative.
“Absolutisht kam qakrulluar, por pavarësisht qarkullimit, pavarësisht idesë tregatre për të zënë një pozicion në treg, humbja ka qenë edhe atë vit që qakrulluam 350 mln dollar, humbja ishte 60 mln dollar” u shpreh Rezart Taçi, Biznesmen
Gjatë procesit të privatizimit, ishte premtuar investimi i rreth 250 milionë eurove nga privatët që në fakt, rezultuan një mashtrim i madh.
“Kemi investuar gjatë 5 vjecarit 296 mln dollarë të ndara 44 mln detyrime të ARMO shtet, rroga në 5 vjecar dhe gjatë këtij 5 vjecari kemi punuar vetëm 6 muaj. Dhe 4 vite e 6 muaj kemi paguar 50 mld lekë rroga” u shpreh Rezart Taçi, Biznesmen
Pra sot, Taçi justifikon si zë investimi edhe pagat e shlyera, që në fakt, nuk konsiderohen investime kapitale për modernizimin e rafinerisë.
Madje, ai thotë se ka dhuruar 7 milionë euro për investime në infrastrukturë në qytetet Ballsh dhe Fier.
“Pavarësisht se sipërmarrja ishte e bllokuar, kemi aplikuar principin e përgjegjësisë sociale, kemi investuar në dy qytete që operonim, në rruge, kemi investuar në aspektin ambjental, kemi financuar komplet furnzimin me ujë të qytetit të Ballshit, energjinë elektrike për ujësjellësin e Ballshit, dhe gjithashtu nënstacionin që furnizonte gjithë jugun e Shqipërisë” u shpreh Rezart Taçi, biznesmen
Këtu Taçi nxjerr në dritë me gojën e tij një tjetër skandal dhe favorizim që i bëri qeveria Berisha gjatë privatizimit. Stacioni i pompave të ujësjellësit të qytetit dhe nënstacioni elektrik ndodheshin brenda uzinës së Ballshit.
Këto asete do të duhej ti mbeteshin shtetit, por i kaluan Taçit duke lënë në dorë të tij furnizmin me ujë të qytetit. Flitet se shpesh herë, atë periudhë drejtuesit e ARMO kërcënonin pushtetin lokal me bllokimin e pompave të ujësjellësit për të shmangur taksën e ambjentit.