Deputeti i PD-së, Edmond Sapho ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Spaho tha se i vetmi Kuvend që do të mblidhet është ai i 11 dhjetorit pasi është kërkuar nga rreth 5 mijë anëtarë të PD, ndërsa Kuvendi që zhvillohet një javë më pas i thirrur nga Basha sipas tij salla do të mbushet me njerëz të dërguar nga Edi Rama.
“Nuk ka për të pasur dy kuvende pasi ai i dyti ka marrë natyrën e anti-Kuvendit dhe është e pamundur të mblidhet sa kohë që 4200 firma janë të rregullta të mbledhura sipas procedurësë dhe formularë të caktuar.
Nuk ka mundësi që një anëtar të marrë pjesë në dy kuvende pasi janë rreth 5 mijë anëtarë të cilët kanë mosdakordësi me kryesinë dhe kryetarin. Me mercenarët e Edi Ramës mund ta mbushë sallën , por me delegatë kuvendi ska mundësi sepse ata janë kundër Bashës.
Këto janë si me thënë përcaktime demagogjike që i kemi dëgjaur prej kohësh nga Basha, ai ka thënë që nuk do ketë zgjedhje, nuk do prishen banesa në unaza, nuk do prishet teatri, nuk do i njoh këto zgjedhje. PD është në gjendjen më të keqe të mundshme. Sot PD është në gjendjen më të keqe vjen pas dy humbjeve të përgjithshme dhe dy humbjeve të zgjedhjeve vendore”, tha ai për Fax News.